E DUA

Shoh diçka që nuk mund ta dalloj.
Dëgjoj diçka që nuk mund ta ndjej.
Më flet dikush që s’mund ta dëgjoj.
Më dashuron ai që s’mund ta kuptojë.
E dua atë që nuk ekziston.
Do ta dua edhe nëqoftëse nuk do të më dojë.
Do ta dua edhe nëse nuk do të jem.
Do ta dua edhe nëse nuk do ta gjej.
Do të strukem diku me mall, do vajtoj edhe nëse nuk do të jem me atë, që zemra ma do.
Do të vras kriminelët e ndarjes sonë.
Do të çmendem nga djegia e dashurisë sonë.
Do të vdes me thënien: “Mos m’u largo!”
Do të tretem me dhimbjet, që të tjerët m’i dhurojnë.Errësirë e madhe mbretëronte! Tingulli i qetësisë i bashkohej errësirës. Nuk dëgjohej asgjë përveç tik-takut të orës. Heshtje e madhe, errësirë e frikshme!
Marr të shkruaj disa poezi erotike. Ngjyra e lapsit harxhohet nga errësira e frikshme.
Marr të këndoj disa balada të vjetra: zëri më
shterret, si me u futë në një gropë të thellë ku
nuk sheh njeri, përveç tokës e shkëmbinjve, përveç disa insekteve, që ashtu si unë kishin humbur kahjen e rrugës; thjesht, ishin të vetmuar.
Në errësirën e frikshme më vjen një zë i ulët duke më përshpëritë: “Kurrë nuk do të kthehem dhe mos e prit ardhjen time”, e unë, ashtu e lodhur nga pagjumësia dhe humbja e dashurisë, më duket se kam humbur në ndonjë shkretëtirë dhe përsëri zëri i njëjtë kalon në dhomën time: “Sikur s’dua t’ju besoj”, - thërret e dashura ime. – “Vetë m’u largove, vetë më urreve e tani, çdo gabim falet, mirëpo ti, lulja ime e ngrirë, përsëri vazhdon me atë të vjetrën, që do të thotë: përsëri largohesh nga unë, edhe pse të dua!”

0 comments:

  © Blogger template 'TotuliPink' by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP