DASHURI PA DASHURI

Shi rrëmbyeshëm bie, puhizë e lehtë fryn, lëviz butësisht ca gjethe që kishin mbetur rastësisht në lis. Puhiza. Qiellin e kishte mbuluar një pëlhurë e errët, që tregonte një natë të verbër, e bashkë me errësirën dyndeshin edhe taborre résh, që lajmëronin prishjen e kohës. Njësoj si koha ishte dhe imazhi im.
Shëtisja në lagjen e brengave, që ma ngushtonin shpirtin. Ishte pra, një mall i përzier me një ndjenjë faji. Shkelmova shpërfillshëm ndjenjat e mia, largova po ashtu dhe lulen time, pa të cilën nuk kisha asnjë ëndërr ku ajo të mos ishte e pranishme... Por ishte aq e ndjeshme ajo, sa vetëm me një prekje, me një fshikje të lehtë, vyshkej menjëherë.
Ishte lulja që lëshoi dhunshëm rrënjë në zemrën time. Ishte rrënjosur aq thellë, sa nuk doja ta humbja kurrë. E vetmja gjë që më nxiste, ishte dashuria me rrahje. Ndonjëherë dashuria është nazemadhe. Njeriu është i detyruar ta dojë atë që duan të tjerët e jo atë që ka dëshirë. Zemra ime gjithmonë do të tetë e tij. Vetëm vdekja mund të na ndajë. Duke u betuar në emër të dashurisë sonë, e pyeta:Ç’thua ti, moj lulja ime ?
- Nëse dikush tenton ta mbytë këtë dashuri, ata me siguri që janë të tjerët. Për ne të dy nuk do të ketë ndarje kurrë. Për mua ti je aq delikate, sa do të më thyeje me aq lehtësi e brishtësi... Kur i hodha sytë, ai ma vodhi zemrën, duke më lënë mu si ajo pema e tharë dhe e zbrazët, vetëm me shiun dhe puhizën.
Iku duke marrë me vete zemrën time, por përgjigja e tij enigmatike ishte: “Unë do të të mbaj në zemër, derisa ajo të ketë rrahjen e fundit. Në zemrën time nuk ka vend për dy dashuri, se edhe nëse futem në folenë e tjetërkujt, duhet ta kem të qartë: ajo nuk do të më përkasë asnjëherë”.
Tunda kokën dhe m'u duk se vetullat m'u ngritën me rreptësi, ngaqë qysh herët paskam menduar se meshkujt s'dinë çfarë do të thotë “dashuri”.

0 comments:

  © Blogger template 'TotuliPink' by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP